Rikthehet Salihi, ka optimizëm tek Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Hamdi Salihi
Hamdi Salihi

Superiorja/ Më në fund vijnë lajme të mira nga Hamdi Salihi. Sulmuesi shkodran është rikthyer në Shqipëri pas një periudhe dy javore terapi intensive në Greqi. “Bomberi” shkodran do të bashkohet me grupin ditën e nesërme dhe pritet të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa. Mungesa e autorit të 24 golave në kampionat është ndjerë tek kampionët, mirëpo rikthimi i tij në prag të sfidave të rëndësishme në këtë fund sezoni i qetëson të gjithë në kampin bardhekuq. Salihi është një nga shtyllat kryesore të skuadrës korçare dhe mungesa e tij është reflektuar edhe tek sulmuesi tjetër James, i cili ka qenë në hije gjatë kësaj periudhe.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.