Rikthehet Shkëlzen Gashi

0
SHPËRNDAJE

usatsi_9266478Shkëlzen Gashi ka bërë një rikthim suprizë pasi vetëm një ditë para ndeshjes është konfirmuar nga trajneri i Colorado Rapids që do të jetë titullar në ndeshjen gjysëmfinale ndaj Seattle Sounders. Kështu ka ndodhur dhe madje ka bërë një lojë të pëlqyeshme edhe pse shpërdoroi një rast të mirë në pjesën e dytë. U zëvendësua në mesin e kësaj pjese për tu ruajtur për ndeshjen e kthimit teksa vendasit e Seattle fituan 2-1 pasi përmbysën avantazhin e Rapids që shënoi me anë të Doyle, aksion në të cilin mori pjesë edhe futbollisti i Kombëtares sonë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.