Rikthehet shpresa, Elbasani beson te mbijetesa

0
SHPËRNDAJE

Barazimi me Sopotin këtë fundjavë i largoi përkohësisht verdheblutë nga vendi i fundit në klasifikim, duke bërë kështu një hap para në lidhje me qëndrimin në Kategorinë e Parë. Pas humbjes
në javën e parë ndaj Bylisit në “Elbasan Arena”, verdheblutë e shihnin veten të fundit, por shumë shpejt është rikuperuar një
pozicion, duke përfituar edhe nga humbja e Turbinës në Pogradec.
Megjithatë, duke parë rrjedhën e lojës në derbin me librazhdasit, ku elbasanasit ishin në një avantazh të dyfishtë, po vazhdojnë t’i “qajnë” ato dy pikë të lëna. Ndoshta me pak fat dhe më shumë kujdes do të ishin disi më komodë në klasifikim pas kësaj jave dhe të kishin lënë pas vetes edhe ekipin e Sopotit.

Megjithatë, duke parë situatën jo të mirë nga e cila vijnë elbasanasit në merkaton që sapo lamë pas, ku bënë shumë largime dhe pak afrime, po e shohin gotën “gjysmë plot” edhe me një pikë të marrë këtë javë. Edhe pse me një skuadër me pjesën më të madhe djem të rinj vendas, verdheblutë treguan shpirtin e garës, të cilin tekniku Dosti ua ka kërkuar shpesh, duke lënë për një moment mënjanë problemet. Gjithsesi, për verdheblutë tani e tutje kërkohet një vazhdimësi në rezultate dhe për më tepër janë fitoret ato që do t’i mundësojnë në fund që të mbijetojnë në Kategorinë e Parë. Ekipi do t’u rikthehet sot përgatitjeve për sfidën e radhës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.