Rikthime dhe dëmtime tek “Demat”

0
SHPËRNDAJE

partizaniVijojnë me intensitet të lartë përgatitjet në kuadër të sfidës së Javës së 28-të të Kategorisë Superiore ndaj Laçit. Seanca e radhës është zhvilluar në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz si zakonisht në orën 14:30. Sot traineri Agostineli ka patur të plotë grupin e lojtarëve, pasi me ekipin janë bashkuar edhe 3 kuqezinjtë Kapiteni Hoxha , Bardhi dhe Fili pas impenjimeve me përfaqësueset respektive. Gjendja e grupit shfaqet optimale dhe të gjithë lojtarët kanë kryer programin e përcaktuar nga stafi teknik. Një shqetësim të lehtë ka shoqëruar përgjatë stërvitjes së sotme Bathën, por gjithsesi mesfuhsori nuk rrezikon për takimin ndaj Laçit.

/partizani.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.