Rikthimet ndryshojnë formacionin e Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

15027851_10210791478365700_8759432749806172302_nVllaznia po përgatitet me intensitet për takimin e së dielës ndaj Partizanit. Stafi teknik dhe lojtarët po vijojnë që të mos kenë asnjë komunikim me mediat, në mënyrë që skuadra të mbahet larg emocioneve që mund të ndikojnë jo pak në paraqitjen e tyre.

Shkodranët po përgatiten që ekipi të kthehet te rezultatet pozitive. Për këtë përballje, me përjashtim të mesfushorit Florind Bardulla që është i skualifikuar, pjesa tjetër e ekipit është e plotë.

Në prag të këtij takimi janë rikuperuar mbrojtësit Antonio Marku dhe Ditmar Bicaj e poashtu edhe sulmuesit Brunild Pepa si dhe i riu Rubin Hebaj. Nisur nga kjo situatë, trajneri Cungu do të ketë më shumë alternativa përzgjedhjen e formacionit anti-Partizani.

Vllaznia ka qenë në këto sezonet e fundit “macja e zezë” e të kuqve dhe shpresohet që kjo gjë të rezultojë e vërtetë edhe në sfidën e nesërme. /minuta90.com/

Formacioni i mundshëm: Agoviç, Gocaj, Cicmil, Bicaj, Marku, Tafili, Krymi, Çinari, Weitzer, Kalaja, Shtubina Tr: Armando Cungu

S'KA KOMENTE

Comments are closed.