Rikthimi Edgar Çanit mund të zgjasë, mungoi në stërvitje, ja ç’po ndosh me bomberin

0
SHPËRNDAJE

Partizani/Edgar Çani ka munguar në stërvitjen e djeshme te skuadra e Partizanit, por nuk ka vend për shqetësim.

Në bazë të programit të rikuperimit që sulmuesi ka, ai dje ka pasur ditën e stërvitjes në palestër.

Mësohet se gjithçka po shkon mirë sa i takon mundësisë së rikthimit së lojtarit në fushë, por stafi teknik pritet të mos e rrezikojë në ndeshjen ndaj Laçit.

Edgar Cani

Lojtari mund të luajë në sfidën e javës së ardhshme. Edhe pse Çani ishte një nga blerjet më të shtrenjta të të kuqve, ai ka vuajtur nga dëmtimet.

Megjithatë, në klubin e kuq kanë vendosur të mos e largojnë dhe tani shpresohet që ai të jetë nën urdhrat e trajnerit në pjesën e mbetur të sezonit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU