Rikthimi i radhës për bardheblutë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

rkthPas dy muajve qëndrim jashte fushave të blerta, Erando Karabeci sot është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit të lojtarëve. Mesfushori ka lënë pas terapisë intensive dhe programit individual për t’u futur sot me ngarkesë të plotë në fushe. Dëmtimi në muskujt e poshtëm të barkut është nje problem që besohet ta ketë lënë pas. Tani mesfushori do të shtojë ritmin në stërvitje për t’u vendosur shumë shpejt nën urdhërat e trajnerit Muça. Karabeci në dy muajt e fundit ka zhvilluar një kurë speciale në Greqi dhe një program individual për të rikuperuar dëmtimin që e shqetëson prej dhjetorit. Sot ai është bashkuar me skuadrën, si një tjetër përforcim për sezonin që pritet të startojë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.