Rikuperohen dy te Vllaznia, Marku akoma jo

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Vllaznia ka nisur dje përgatitjet me seancat stërvitore, në të cilat kanë marrë pjesë edhe Ditmar Bicaj dhe Brunild Pepa që kanë qenë të dëmtuar.

Mbrojtësi dhe sulmuesi tashmë janë rikuperuar dhe do të jetë gati për ndeshjen e radhës me Kamzën për Kupë, ashtu siç raportoi ditën e djeshme minuta90.com.

Ndërkohë, probleme ka sërish për Antonio Markun, i cili u dëmtua para ndeshjes me Kukësin dhe mungoi.

Zëvendëskapiteni i Vllaznisë vijon me terapinë rikuperuese, dhe, nuk ka ende asnjë përmirësim, por shpresat mbeten që mbrojtësi të rikuperohet për ndeshjen ndaj Partizanit, e cila do të luhet në “Loro Boriçi”. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.