Rilindja e Balos, tani shkëlqen edhe jashtë fushe

0
SHPËRNDAJE

mario_balotelli_nizza_getty
Balotelli te Nice

Pak muaj më parë nuk do ta besonte kush se Mario Balotelli do të pushtonte mediat sportive botërore për mirë por ja që keshtu ndodhi. Nuk e donte më askush, as në Angli e as në Itali e si përfundim shkoi në Francë te Nice, një ekip mesatar pa shumë emër por ja që e gjen veten në vendin e parë, madje e shkëputur ndjeshëm duke lënë mbrapa emra tradicionalë si PSG, Marseille, Lyon e Bordeaux.

Por Balo tani është sensacional edhe jashtë fushe. Falë golave të tij por edhe karakterit që ka, është kthyer në një personazh të dashur për tifozet e Nice e më gjerë të cilët i blejnë cdo gjashtë minuta fanellën e tij. Jo keq për një lojtar të cilin klubet e mëdha luftonin t’ja “ngecnin” njëra tjetrës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.