Ringrihet klubi Kika e Hogoshtit

0
SHPËRNDAJE

Një lajm i mirë vjen për fshatin Hogosht në rrethin e Kamenicës por edhe për futbollin kosovar në përgjithësi teksa njoftohet se do të ringrihet edhe njëherë klubi i Kikës. Kika Hogosht ka garuar për vite të tëra në elitën e futbollit të Kosoves duke tubuar mijëra tifozë në stadiumin e saj.

“Kika ka shprehur dëshirë që të regjistrohet në FFK dhe të bëjë gara në vitin e ardhshëm. Pasi që kanë ndryshuar kriteret, kësaj skuadre i duhen edhe disa gjëra dhe do të regjistrohet”, – thotë njëri nga zyrtarët e  FFK- së për Gazeten Olle.

Kika ka arritur të dalë edhe nënkampione e Kosovës në vitin 1993 ndërsa ka patur edhe rezultate të tjera pozitive në kampionat dhe kupë. Kryesia e klubit po punon fort që të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Dytë 2015-16, duke përfituar edhe nga përkrahja e madhe nga tifozët e kësaj skuadre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.