Ringritja e Laçit kalon nga të rinjtë

0
SHPËRNDAJE


Superiore / Një javë më parë Regi Lushkja shënoi golin e tij të parë për skuadrën e Lacit duke i dhënë ekipit kurbinas një fitore shumë të rëndësishme ndaj Korabit. Këtë vit bardhezinjtë kanë një prej skuadrave me moshën më të re në Superiore dhe Lushkja është një prej tyre. Një futbollist 20 vjecar, që ka dëshirën ashtu si pjesa më e madhe e kolegëve të skuadrës së tij për të bërë emër mes më të mirë të Superiores. Laci në dy fazat e para është gjendur në pozita jo shumë të favorshme në renditje, por ajo fitore e javës së kaluar ndaj Korabit padyshim që ka rritur ndjeshëm besimin te kurbinasit, që i kanë besuar emrave të rinj duke i dhënë mundësinë këtyre futbollistëve për të treguar cilësitë e tyre. Dhe në të kaluarën, te lacianët kanë luajtur disa prej talenteve më të mirë të Superiores dhe Lushkaj bashkë me disa prej elementëv e të afruar gjatë merkatos së dimrit, pothuajse të gjithë nën moshën 22 vjec, kërkojnë të tregojnë se të jesh i ri në Superiore jo detyrimisht do të thotë se nuk mund të jesh protagonist. Këtë javë përballë kurbinasve do të jetë Tirana dhe të rinjtë e Lacit, përfshi dhe Regi Lushkjan do të provojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive drejt ngjitjes në renditje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.