Rinis “lufta” Starova-Duro

0
SHPËRNDAJE

Shpëtim Duro deklaroi të dielën në mbrëmje në emisionin “Fair Play” në “News 24” se te Partizani vepruan gabim që ndaj Luftëtarit luajtën me 5 mbrojtës.

Në emision ishte edhe Trashi që iu kundërpërgjigj duke iu shprehur se “demat” po luanin me tre mbrojtës, ndërkohë sot ka folur edhe vetë trajneri Starova.

“Juventusi me pesë mbrojtës ka pesë vite që fiton titullin. Nuk e tregon skema nëse je ekip sulmues apo mbrojtës. Skema 3-5-2 që përdor Juventusi është përgjigja më e mirë për Duron. Ibrahimi ka dalë 12 herë në fundore, ndërsa 5-6 herë e ka bërë atë gjë edhe Trashi”, ka thënë ndër të tjera tekniku i Partizanit, Sulejman Starova/minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.