Rinovimi me Strakoshën, prioritet per Lazion

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Rinovimi me Thomas Strakoshën është kthyer në një prioritet në shtëpinë e Lazios. Mediat që qëndrojnë pranë klubit bardhekaltër raportojnë se drejtuesit e Lazios po punojnë për të zgjatur marrëveshjen e bashkëpunimit me gardianin e talentuar shqiptar. Strakosha ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në këtë sezon duke treguar formë fantastike në të gjitha ndeshjet që ka zbritur në fushë. Edhe pse ky është sezoni i tij i parë si protagonist në Serinë A, 21-vjecari ka përcjellë shumë siguri mes shtyllave dhe më të në portë, Lazio ka marrë rezultate më të mira se me Marchettin.

Gjithsesi Strakosha ka një kontratë që i skadon me Lazion në verën e ardhshme dhe për këtë arsye drejtori sportiv Igli Tare po bën gati kontratën e re nga e cila kuqeziu do të përfitojë një pagë disa herë më të lartë se ajo aktuale.  Lazio rrezikon ta humbasë me parametër zero pas 6 muajsh, lojtarin dhe për këtë arsye drejtuesit nuk do të mendohem dy herë për t’i plotësuar të gjitha kërkesat 21-vjecarit i cili mund të konsiderohet edhe si zbulimi më i bukur i Lazios në këtë sezon. Sipas asaj që raporton LaLazioSiamonoi, shumë shpejtë do të organizohet një takim mes drejtuesve të Lazios dhe Thomas Strakoshës me portierin që pritet të firmosë zyrtarisht marrëveshjen e rinovimit që me shumë gjasa do të zgjasë deri në vitin 2021. Me pak fjalë, rinovimi me 21-vjecarin shqiptar është kthyer në një priortet absolut në shtëpinë e klubit kryeqytetas./Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.