Rinovimi Takaj-Osmani, si Raiola-Ibrahimoviç

0
SHPËRNDAJE
Loading...

 

Që firma e Tefik Osmanit me Skënderbeut ishte thjeshtë një formalitet kjo dihej, për vetë relatat e mira të lojtarit me presidentin Ardjan Takaj, por edhe për cilësitë e lojtarit, por që kjo të ndodhte tek sa udhëtonin në avion kjo ishte e papritshme.

11701143_1630171897263592_4650322928464434891_n

Tek sa ktheheshin nga Austria, Takaj dhe Osmani duket se kanë firmosur në avion, nuk dihet se për pak humor, pasi njihet se Osmani është hajmalia e Skënderbeut apo rastësia i ka shtyrë diçka të tillë. Gjithsesi tashmë ai është një lojtar i Skënderbeut sërish edhe pse në ditët e fundit ka pasur negociata edhe me Flamurtarin.

Osmani shkruan në facebook me humor: “Nuk jam nr.1 për futboll në botë, por jam i pari që firmos në avion.”

29B14E0C00000578-0-Paris_Saint_Germain_striker_Zlatan_Ibrahimovic_poses_for_picture-a-53_1434536424001

Stili i presidentit të Skënderbeut dhe lojtarit në fjalë duket pak a shumë si menaxheri Mino Raiola dhe lojtari i tij Zlatan Ibrahimoviç.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.