Rinovon edhe Koliçi

0
SHPËRNDAJE

koliciKlubi i F.K. Kukësit vazhdon punën për formimin e ekipit për sezonin 2016-2017. Marrëveshja e radhës është arritur me portierin Enea Koliçi. “Gardiani” që mbrojti portën e F.K. Kukësit edhe në sezonin 2015-2016, por edhe në Kupat e Europës do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës verilindore dhe për sezonin e ri.

30-vjeçari do të mbrojë ngjyrat e skuadrës kuksiane duke bërë maksimumin për arritjen e objektivave. Pogradecari ka luajtur në disa klube në Greqi, ndërsa në Shqipëri ka mbajtur veshur edhe fanellën e skuadrës së Flamurtarit./fk-kukesi.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.