Rio 2016/ Eliminohet Gjakova

0
SHPËRNDAJE

Nora-Gjakova-lëndohet-para-garave-në-Rio-2016
Nora Gjakova

Aventura e Nora Gjakovës në Olimpiadën e Rio de Janeiro u ndal në 1/8, pasi humbi përballë rumunes Corina Caprioriu duke mos arritur t’i japë një tjetër medalje Kosovës në këtë olimpiadë. Gjakova, e cila duhet thënë se ditët e fundit kishte patur dhe një dëmtim që mund ta ketë penalizuar në garën e saj, arriti të kalojë me sukses në 1/8 e kompeticionit pasi në raundin e parë mundi me ippon kolumbianen, Yadinnis Amaris pas 3 minuta e 13 sekonda. Ky sukses i dha besim Norës, por në ndeshjen e dytë përballë rumunes Caprioriu, të cilën e kishte mundur një vit më parë, nuk arriti të fitojë.

Caprioriu që është një prej xhudisteve më me përvojë në botë, arriti të fitojë falë 2 Yuko, që i dhanë mundësinë të kalonte më tej pavarësisht se ishte penalizuar me 3 shido, kundrejt një 1 shido që kishte Gjakova. Me këtë humbje përfundoi këtu dhe gara për Norën, që në rast se do të ishte kualifikuar në cerekfinale mund të kishte mundësi dhe të garonte për medalje, pasi dhe të eliminuarit në këtë fazë mund të përfitojnë nga revanshi për të hyrë në garë për një medalje të bronztë/Supersport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.