Rio 2016/ Gjermania kampione olimpike, s’ka medalje për Brazilin (video)

0
SHPËRNDAJE

Gjermania ka mundur 2-1 Suedinë në finale në një ndeshje që dhuroi shumë emocione dhe që u ndoq me mjaft interes nga publiku vendas. Vajzat gjermane erdhën me meritë në finale dhe kaluan në avantazh të dy golave falë edhe një gabimi fatal të mbrojtjes së Suedisë në rastin e golit të dytë. Por edhe Suedia luftoi duke arritur deri në shkurtimin e rezultatit në 2-1 por kaq.

Medalje të argjendta për vajzat që eliminuan falë penalltive Amerikën dhe Brazilin ndërsa të arta për gjermanet. Në takimin tjetër Kanadaja fitoi me meritë 2-1 ndaj Brazilit duke marrë medaljet e bronzta ndërsa vendaset dolën kokëulura nga turneu duke zhgënjyer ndjekësit e tyre të shumtë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.