Rio 2016/ Përcaktohen finalistet, hirushja Suedi eliminon edhe Brazilin (video)

0
SHPËRNDAJE

Nuk ka të ndalur Suedia që siguroi finalen e Lojërave Olimpike.

Përsëri me penallti dhe pas Amerikës tani viktimë e radhës ishte Brazili, vendi organizator. Koha e rregullt u mbyll pa gola por me penallti triumfuan skandinavet 4-3. Braziljanet humbën dy penallti kurse suedezet një, dhe pikërisht e humbi shqiptarja Kosovare Asllani.

Në gjysëmfinalen tjetër Gjermania fitoi 2-0 ndaj Kanadasë me nga një gol për cdo pjesë loje. Duhet thënë se ky ekip ishte favorit për të kaluar më tej por gjithsesi edhe vajzat kanadeze u shfaqën mjaft mirë pavarësisht humbjes.

Brazil – Suedi 0-0 (3-4 pen.)
Kanada – Gjermani 0-2

S'KA KOMENTE

Comments are closed.