Rio 2016/ Rezultat i shkëlqyer i Evangjeli Velisë

0
SHPËRNDAJE

1368888
Evangjeli Veli

Evangjeli Veli e teta në Olimpiadën e Rio De Janeiros. Shtangistja shqiptare, arriti të renditet mes tetë më të mirave të Lojrave Olimpike, duke ngritur 165 kilogram në dygarësh dhe duke u renditur e dyta në baterinë B. Një rezultat shumë i mirë për sportisten shqiptare, që konfirmon se peshëngritja mbetet një ndër sportet elitare në vend pavarësisht vështirësive dhe problemeve të viteve të fundit. Sportistja kuqezi që garonte në peshën 53 kilogram arriti të kalojë me sukses të treja provat e saj në stilin e shkëputjes, duke ngritur fillimisht 68 kilogram, më pas 72 kilogram dhe në provën e tretë 75 kilogram.

Në stilin e shtytjes, Evangjelia, që mundi të bëhet pjesë e ekipit vetëm në momentet e fundit dështoi në provën e parë me 88 kilogram, por gjithsesi në të dytën nuk nguroi të shtonte peshën në shtangë, teksa provoi 90 kilogram, provë që e realizoi me sukses. Në provën e tretë, Veli kërkoi të ngrinte lartë 96 kilogram por nuk arriti ta mbajë dot shtangën duke e mbyllur në dygarësh me 165 kilogram në total, që e pozicionoi në vendin e dytë në baterinë B dhe të tetën në Olimpiadë, ndërsa medaljen e artë e fitoi tajvanezja HSU Shu-Ching që me 212 kilogram në dygarësh vendosi dhe një rekord të ri olimpik/superspot

S'KA KOMENTE

Comments are closed.