Rishfaqen probleme për Neymar tek PSG-ja

0
SHPËRNDAJE

Ligue 1 / Nejmari e la Barcelonën, pasi donte që të dilte nga hija e Leo Mesit dhe që të bëhej lider e një yll i paprekshëm te PSZH-ja, por duket se nuk është i këtiij mendimi Edinson Kavani. Në ndeshjen e fundit të Ligës së 1-rë franceze, ky futbollist uruguajan e siguroi vetë 11-metërshin dhe, pa pyetur askënd, e mori topin dhe e gjuajti vetë penalltinë. Në fakt, Nejmari kërkoi që ta ekzekutonte ai penalltinë, por Kavani as që ia vuri veshin kërkesës së tij. Kavani, po kështu, gjuajti penalltinë edhe kundër Tuluzës, në raundin e mëparshëm. Edhe, atëherë, Nejmari kërkoi që ta gjuante ai penalltinë, por mori përgjigje negative.

Duket se, tani, do t’i takojë trajnerit të PSG-së, Unan Emeri, që të reagojë dhe të gjejë një zgjidhje që t’i kënaqë të dy lojtarët, më qëllim që të ruajë paqen në “shtëpinë” e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.