Rishfaqet në Itali “Ivani i tmerrshëm”, edhe me hartën e Kosovës (foto)

0
SHPËRNDAJE

Ivan Bogdanov e ka të ndaluar të hyjë në Itali mirëpo jo vetëm që hyn serbes në këtë shtet, por hyn pa probleme edhe në stadiumin “Mapei” ku dje sic dihet luajti për Ligën Europa ekipi serb i Crvena Zvdezdës dhe Sassuolo.

Mes tifozëve jo të paktë serbë ra në sy menjëherë Ivani i cili as nuk denjon të fshihet por ekspozohet në maksimum, një tallje e vërtetë për sigurimin italian që u kritikua mjaft edhe nga mediat vendase.

Mes parullave të shumta, edhe një flamur serb me hartën e Kosovës në mes. Për kronikë, Sassuolo fitoi 3-0.

223055989-0c99ebfa-a5fd-407a-b715-e99400d92d07 223349788-838a5cdd-de89-430f-a2c2-ce2985c60d58 223317859-8cceabe2-50da-4518-838c-0aadf3f70cb6

S'KA KOMENTE

Comments are closed.