Rivaldo lë (sërish) futbollin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

rivaldo-rivaldinho-goals-brazilian-serie-b-1436942948-800Rivaldo kishte vendosur që të rikthehej në fushë në qershor me skuadrën e Mogi Mirim. Pas dy muajsh intensivë, Rivaldo duket se nuk është më në gjendje të vazhdojë dhe të shtunën që vjen do ti japë sërish lamtumirën futbollit të luajtur në ndeshjen kundër Luverdense. Rivaldo aktivizohet me Mogi Mirim, skuadër në të cilën është edhe president, dhe lamtumira e tij nga futbolli do të vijë në stadiumin që mban emrin e babait të tij, Romildo Ferreira. Kujtojmë që vetëm një muaj më parë Rivaldo shënoi gol në të njëjtën ndeshje që shënoi edhe djali i tij Rivaldinho, duke hyrë në histori.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.