Rivalitet Facebook-u…

0
SHPËRNDAJE

2015-16-Lokomotiva-Moskva-Skenderbeu-2-0-Europa-League-2-1Dy skudrat e Partizanit dhe Skënderbeut i kanë dhënë tonin këtij kampionati. Por krahas rivalitetit në fushën e blertë, është parë një rivalitet edhe në facebook. Një lojë që padyshim nuk i ka hije dy skuadrave me tradita në futbollin shqiptar. Njëra palë akuzon tjetrën se po qahet në rrjetet sociale, askush nuk shikon veten në pasqyrë.partizani

Por nëse i hedhim një tri përballjeve të deritanishme, gjithnjë ai që s’ka fituar apo në rastin e Partizanit që barazimi ka qenë si humbje në përballjen e fundit (1-1), gjithnjë ka akuzuar në facebook palën tjetër apo arbitrimin.

partizani-skenderbeu

Ndeshja e parë midis dy ekipeve e luajtur në “Qemal Stafa” përfundoi në shifrat 2-1 për të kuqtë. Në fillim Salihi me një eurogol shënoi për korcarët dhe më pas barazoi fillimisht Krasniqi dhe më pas shënoi golin e fitores Ibrahimi. Pikërisht nga ky moment i golit të fitores nisën edhe sulmet e vazhdueshme  në facebook dhe për rrjedhoj edhe në media, i Skënderbeut ndaj gjyqtarit dhe Partizanit. Goli i Ibrahimit cilësohej si i parregullt nga të bardhekuqtë pasi Batha ndodhej në pozicion jashtëloje dhe sipas tyre ndikonte në shikimin e portierit Shehi. Por edhe Partizani nuk ka mbetur pa akuzuar dhe mbrojtur fitoren.

Skenderbeu-Partizani

Ndërkohë që takimi i rradhës u luajt në stadiumin “Skënderbeu” të qytetit të Korvës. Një gol i Olainkas vendosi sfidën, por Partizani kontestoi gjykimin edhe kartonin e kuq të Sukajt. Sërish pas kësaj sfide ka pasur thumbime midis palëve në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

imageSfida e fundit e barazuar 1-1 në “Qemal Stafa” vazhdon me përplasje të ndryshme në rrjetet sociale dhe mediat e shkruara. Duket një garë e të qarave, kur dikush akuzon madje deri tek kapësit e topave në stadium. Ndërkohë që dikush tjetër nuk heziton as të përdor terma si “Kloun” dhe kaluar në ofendime personale.

imageTë gjithë këto histori, nëse do të zhvendoset vetëm për pak sekonda inati i garës, do të duken vërtetë qesharake në syrin e protagonistëve jashtë fushe, pasi më shumë flasin dhe komentojnë ata që nuk djerësitin në fushën e blertë. Do të ishte më bukur nëse lojtarët të tregojnë më në detaj emocionet e një gare, se sa opinioni i gjërë sportiv në Shqipëri të lexoj cdo ditë ofendime dhe pretendime subjektive të dikujt që më shumë duhet të flas më punën e tij se sa me fjal facebook.

Gjithsesi, shihemi në të qarën e rradhës, na falni, në ndeshjen e rradhës, pasi ka mbetur edhe një takim midis dy skuadrave respektive!
 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.