River Plate dhe Sao Paulo avancojnë në Copa Libertadores

0
SHPËRNDAJE

River Plate dhe Sao Paulo, dy gjigandët e futbollit amerikano-jugor ishin dy skuadrat e fundit që siguruan një biletë për në raundin e 1/8-ave të Copa Libertadores, për ta bërë akoma edhe më të bukur këtë kompeticion. Kampionëve në fuqi të Riverit u mjaftoi fitorja 4-3 në Estadio El Monumental të Buenos Airesit ndaj venezuealasve të Trujillanos për ta mbyllur grupin 1 në vendin e parë. Gjithcka u bë më e lehtë për Los Milionarios pas vetëm 19 minutash lojë, pasi Andres D’Alessandro falë eksperiencës së tij realizoi dy herë, një herë me goditje standarte dhe një herë nga pika e bardhë e penalltisë duke i dhënë avantazhin e dyfishtë vendasve. Gjithsesi venezuelasit u rikthyen në ndeshje falë golit të Muarice Covës në minutën e 30-të. Megjithatë gjërat u vështirësuan së tepërmi për miqtë e Trujillanos 6 minuta më pas kur mesfushori Gerardo Mendoza mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë të tijët me një lojtar më pak në fushë.

imageRiver-it për t’u kualifikuar i mjaftonte edhe një barazim por të besuarit e Marcelo Gallardos shënuan edhe dy gola të tjerë me Mayadën dhe Lucas Alarion për t’i cuar shifrat në 4-1, përpara se Trujillanos të ngushtonte sërish disavantazhin në vetëm një gol falë finalizimeve të Franklin Gonzales dhe James Cabezas. Me shifrat 4-3 u mbyll kjo sfidë, sukses që e ngjiti River-in në kuotën e 11 pikëve. Në ndryshim nga kampionët në fuqi vuajtën jashtëzakonisht shumë brazilianët e Sao Paulos për t’u kualifikuar në fazën me eliminim direkt të Copa Libertadores.

Në La Paz në një lartësi prej 3650 metrash mbi nivelin e detit, klubi paulistë barazoi 1-1 ndaj vendasve të The Strongest, pikë që i mjaftoi Sao Paulos për të avancuar më tej. Ishin vendasit që realizuan të parët me Cristaldon në minutën e 28-të. Gjithsesi reagimi i brazilianëve nuk mungoi pasi pak caste përpara fundit të pjesës së parë, i shumëkërkuari në merkato bomberi argjentinas Jonathan Calleri me kokë shënoi golin e tij numër 8 në këtë edicion të Copa Libertadores, finalizim që i dha kualifikimin skuadrës së trajnerit argjentinas Edgardo Bauza. /Super Sport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.