River Plate mposht Tigres, kampione e Libertadores (video)

0
SHPËRNDAJE

afp-river-plate-beat-tigres-to-win-copa-libertadoresPas barazimit pa gola në takimin e parë të luajtur në Meksikë, skuadra argjentinase e River Plate mund pastër e bindshëm meksikanët e Tigres me një 3-0 që mban firmat e Lucas Alario, Carlos Sanchez e Ramiro Funes Mori. U shua kështu ëndrra e Tigres të fitonte këtë turne madhor për herë të parë në historinë e vet.

Ky ishte triumfi i tretë në historinë e Kupës Libertadores për River Plate (1986, 1996, 2015) ndërsa asnjë skuadër meksikane nuk e ka fituar këtë trofe deri më tani. Takimi i kthimit në Buenos Ajres nisi shumë i fortë e hera herës me faulla të rënda duke shkaktuar disa qortime me kartonë të verdhë nga gjyqtari i ndeshjes.

Një festë e zjarrtë u organizua para takimit në “Estadio Monumental”, por Tigres nuk u tregua i ndrojtur nga atmosfera e krijuar duke u hedhur në sulm. Rastet e humbura do ti kushtonin shtrenjtë meksikanëve pasi në fund të pjesës së parë ishte Alario me kokë që kaloi argjentinasit në avantazh e më pas në pjesën e dytë, Sanchez në ’75 e Mori në ’79 vulosën gjithçka në favor të River Plate.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.