Riza Durmishi: Himni danez më emocionoi

0
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi shqiptar i Tetovës, Riza Durmishi, ka thënë se është ndier shumë i emocionuar kur dëgjonte himnin e Kombëtares së Danimarkës. 21-vjeçari nga Tetova, Riza Durmishi, ka thënë se i është realizuar ëndrra që luajti në stadiumin Parken, dhe është ndjerë i emocionuar kur ka dëgjuar himnin e Danimarkës.

“Që kur isha i vogël kam ëndërruar të luajë në stadiumin e mbushur të Parkenit dhe të dëgjojë himnin kombëtar të Danimarkës, kjo ëndërr m’u realizua, kështu që për mua kjo ishte diçka e madhe. Kam ende të dridhura”, ka deklaruar Durmishi pas ndeshjes ndaj Shqipërisë.
image
Durmishi nuk është pritur aspak mirë nga tifozët shqiptar që zgjodhi Danimarkën para Kombëtares Shqiptare. Madje ai nuk e përmendi fare himnin kombëtar të prindërve të tij.

“Para lojës mendova se është diçka më e veçantë, por kur hyra në fushë nuk mendoja ndaj kujt po luaja. Unë mendoja vetëm për tri pikë. Në fillim kishte pak dridhje në bark, por më pas përderisa isha në fushë më nuk ndieja asgjë”, ka shtuar 21 vjecari./Albeu.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.