Robin Van Persie pranë rikthimit në Premier League

0
SHPËRNDAJE
Loading...

VanPersie1
Robin van Persie pritet të largohet nga Fenerbahce, për t’u rikthyer në Premierligë.

Sulmuesi holandez, Robin van Persie, ishte i lidhur me një transferim te Crystal Palace apo West Ham United së fundmi.

Por, duket se ai nuk do të përfundojë në asnjërën nga këto dy skuadra.

Ka qenë vetë Van Persie ai që i ka ngjallur spekulimet se mund t’i bashkohet kampionit të Premierligës, Leicester City, shkruan Goal.

Holandezi i ka bërë “follow” në Twtter dy yjet e “Dhelprave” Riyad Mahrez dhe Jamie Vardy ,ndërsa spekulimet i rrit fakti që dikur golashënuesi më i mirë në Premierligë i ndjekë vetëm 140 persona në këtë rrjet social, përcjell goal.com.

Ai madje e kishte uruar Leicesterin për titullin e Premierligës në muajin maj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.