“Rokadë” në mesfushën shkodrane

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14976731_906722326125528_8598913770943540683_o

Vllaznia nuk kishte të gatshëm ndaj Kukësit mesfushorin Alsid Tafili për shkak kartonësh, ndërkohë që për të njëjtën arsye do të mungojë ndaj Partizanit Florind Bardulla.

Mungesa e mesfushorit nuk është një lajm i mirë për teknikun Cungu, që do ta zëvendësojë Bardullën pikërisht me Tafilin që rikthehet i gatshëm.

Për ndeshjen ndaj Partizanit që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” pritet të rikthehen disa lojtarë kryesorë, duke nisur me dyshen Bicaj-Pepa dhe pastaj me radhë me Markun, mesfushorin Kapaklija e sulmuesin Hebaj që nuk ishin në Kukës.

Ditmar Bicaj, Brunild Pepa dhe Antonio Marku pritet të rikthehen në formacion ndaj Partizanit, duke e nisur që nga minuta e parë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.