Roma dominon Juven në çdo aspekt dhe fiton bindshëm (Video)

0
SHPËRNDAJE

roma juveRoma: Scezny, Digne, De Rossi, Manolas, Florenzi, Pjaniç, Keita, Nainngolan, Falque, Dzeko, Salah. Trajner: R.Garcia

Juventus:Buffon, Chiellini, Bonucci, Caceres, Padoin, Pogba, Sturaro, Lichsteiner, Evra, Mandzukiç, Dybala. Trajner: M.Allegri

Shënues: Pjanic 61’, Dzeko 79’, Dybala 87’

Roma dhe Juventus janë përballur në javën e dytë të Serie A, në një sfidë midis dy ekipeve pretendente për të fituar kampionatin Italian. Vendasit e Romës e nisin mjaft mirë takimin dhe që në sekondat e para të takimit diskutojnë me arbitrin Rizzoli për një rast të dyshimtë brenda zonës. Skuadra e Garcias godet edhe shtyllën në pjesën e parë dhe krijon raste të shumta për të shënuar por fati është në anën e Juventusit. Gjithçka mbyllet me rezultatin 0-0 në pjesën e parë.

Me fillimin e pjesës së dytë Roma është akoma edhe më kërkuese dhe në minutën e 61’ Miralem Pjanic shënon një supergol nga goditja e dënimit duke mos i dhënë mundësi Buffonit të reagojë. Juventusi humb qetësinë pas golit të shënuar dhe nuk arrin të reagojë siç duhet. Në minutën e 79’ Patrice Evra merr kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Kalon vetëm një minute lojë dhe Edin Dzeko dyfishon rezultatin për Romën duke qetësuar tifozët e pranishëm në stadium. Juventusi nuk dorëzohet dhe sulmon edhe pse në inferioritet numerik. Në minutën e 87’ Paulo Dybala shënon golin e 2-1 duke ngushtuar diferencën por asgjë nuk ndryshon deri në fund të takimit. Roma fiton një ndeshje shumë të rëndësishme ndërsa Juventusi e sheh veten në fund të tabelës së klasifikimit me 0 pikë në 2 ndeshje.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golat e shënuar:

S'KA KOMENTE

Comments are closed.