Roma e nis me barazim, ndalet nga Verona (Video)

0
SHPËRNDAJE

imageSerie A/ Roma nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri. Ekipi i drejtuar nga Rudi Garsia u ndal në një barazim 1-1 nga Verona në fushën e kësaj të fundit. Edhe pse verdhekuqtë e dominuan thuajse krejtësisht ndeshjen, nuk kanë arritur dot të marrin maksimumin e pikëve nga ky takim. Te dyka skuadrat zhvilluan një ndeshje të mirë, teksa ekipi kryeqytetas e pa veten në disavantazh në minutën e 61′, pasi Janković kaloi në epërsi Veronën. Ky avantazh nuk do të zgjaste shumë pasi Florenzi do të barazonte shifrat vetëm pas 5 minutash nga nje goditje jashtë zone. Deri në fund Roma do të kërkonte golin e avantazhit, por lojtarët e saj do të shpërdoronin rastet e krijuara, duke marrë vetëm një pikë në këtë ndeshje hapëse të sezonit.

https://youtu.be/v_AaqqCRA-Y

S'KA KOMENTE

Comments are closed.