Roma është “mbretëresha” e shitjeve në merkato

0
SHPËRNDAJE

romaDrejtori sportiv i Romës Sabatini ka zhvilluar një punë të jashtëzakonshme në merkaton e kësaj vere, jo vetëm me blerjet e shumta ku mund të permendim Szczezny, Digne, Gerson, Dzeko dhe Salah, por edhe me shitjet e lojtarëve që nuk bënin pjesë në planet e Rudi Garcias. Kryeqytetasit kanë arritur deri më tani të arkëtojnë mbi 60 milionë euro nga shitja e futbollistëve që konsideroheshin si rezerva. Bertolacci, Romagnoli, Yanga-Mbiwa, dhe Mattia Destro kanë sjellë në arkat e klubit një shifër totale prej më shumë se 60 milionë eurosh duke financuar në këtë mënyrë merkaton në hyrje të romanistëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.