Roma fiton dhe merr kreun, Fiorentina vuan përballë Genoa (Video)

0
SHPËRNDAJE

Serie A/
Frosinone – Roma 0-2

Roma fiton pa shumë vështirësi në javën e tretë të Serie A përballë Frosinones me rezultatin 2-0. Nga një gol për çdo pjesë i ka mjaftuar të besuarve të Rudi Garcias për të marrë përkohësisht kreun e renditjes në futbollin italian. Roma e dominoi krejt takimin duke mos e vënë aspak në dyshim fitoren që e ngjit në krye të renditjes. Goli në pjesën e parë i Falque dhe goli në fund të takimit i Iturbe i kanë dhënë fitoren e rradhës Romës që vazhdon pa humbje këtë edicion. Tashmë verdhekuqtë presin të qetë edhe sfidat e rivalëve të tjerë që i sheh në luftën për titull këtë sezon.

https://youtu.be/ZpKmFqLPIdQ

Fiorentina – Genoa 1-0
Fiorentina merr fitoren e dytë brënda në shtëpi teksa ka mposhtur me mjaft vështirësi ekipin e Genoa me rezultatin 1-0. Pasa asaj humbje me përmbysje në Torino, “vjollcët” arrijnë të kthehen tek fitorja menjëherë në javën e tretë. Goli i shënuar nga Babacar ka mjaftuar për Fiorentinën të marrë një fitore të vuajtur, ku e mbylli edhe takimin me 10 lojtarë. Ndërkohë Genoa nuk ishtë në lartësinë e duhur në këtë takim duke pësuar një humbje të merituar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.