Roma gjen trajner

0
SHPËRNDAJE
loading...

SASSUOLO-LAZIO

Seria A / Pas largimit zyrtar të Luçiano Spaletit, Roma duket se e ka gjetur trajnerin e ri. Sipas të gjitha gjasave ai do të jetë Euzebio di Françesko, një prej trajnerëve më karizmatikë të Italisë. Trajneri aktual i Sasuolos duket se ka pranuar ofertën e verdhekuqve për të marrë pankinën e tyre dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.

Sipas të gjitha gjasave Spaleti do të marrë drejtimin e Interit dhe planin e tij në krye të Romës do ta vijojë Di Françesko që me Sasuolon ka bërë një punë të shkëlqyer gjatë këtyre sezoneve që ky ekip luan në Serinë A.

Mediat italiane kanë zbuluar edhe detajet e kontratës që e presin trajnerin te Roma, ku paga do të jetë plot 3 milionë euro në sezon. Gjithashtu do të ketë edhe një klauzolë për largimin e tij, teksa kontrata do të jetë tre vjeçare me opsion për rinovim edhe për një sezon tjetër më pas por gjithçka do të varet nga rezultatet që do të ketë skuadra.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.