Roma kërkon 40 milionë euro për Antonio Rudiger

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Roma kërkon 40 milionë euro për mbrojtësin Antonio Rudiger. Trajneri i ri i Inter Luçiano Spalletti mund të marrë dhuratën e tij të parë të mërkurën e javës së ardhshme, ditën në të cilën do të bëjë dhe prezantimin e tij në qëndrën stërvitore të Interit, Appiano Gentile.

Trajneri 58-vjeçar nuk ka vonuar për t’i kërkuar drejtuesve të klubit të rrisin ofertën e tyre për mbrojtësin e Romës, Antonio Rudiger, i cili shihet si njeriu ideal për repartin e prapavijës. Problemi nuk qëndron për tek pjesa për të kënaqur kërkesat e futbollistit, i cili ka gati një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitojë 3 milionë Euro në sezon, por Roma.

Në ditët në vijim pritet të mësohet gjithçka e re, ndërsa edhe drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio po punon me intensitet të lartë, për të transferuar një emër që ofron garanci në repartin e prapavijës, dhe më pas për të vazhduar punën në sektorët e tjerë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.