Roma konfirmohet anti-Juve, Inter i kthehet fitores (video)

0
SHPËRNDAJE

Roma po kalon një moment të shkëlqyer, madje po cilësohet si ekipi që mund të shkurorëzoje Juven nga froni i kampionit. Fitorja e së dieles ndaj Bologna ishte prapë e arritur me lehtësi e pjekuri, një 3-0 ku autor i të tre golave ishte Salah.

Me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Inter ndaj Crotone por të tre golat kanë ardhur në minutat e fundit të ndeshjes ndërsa dy prej tyre mbajnë firmën e Icardit dhe tjetri të Perisic.

Më herët Juventus dhe Milan fituan 1-2 jashtë fushe, respektivisht ndaj Chievo dhe Palermo. Secilës ju desh nga një moment magjik, për Juven erdhi nga goditja dënimit e shënuar bukur nga Pjanic, për Milan nje gol me thembër nga Lapadula.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.