Roma – Manchester City dhurojnë spektakël në miqësore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

epa04855147 Francesco Totti (R) of AS Roma in action against Eliaquim Mangala of Manchester City during the International Champions Cup match between AS Roma and Manchester City at the MCG in Melbourne, Australia, 21 July 2015.  EPA/JOE CASTRO AUSTRALIA AND NEW ZEALAND OUT

Llotaria e penalltive këtë herë i ka buzëqeshur Manchester Cityt dhe jo Romës. Koha e rregullt midis verdhekuqve dhe Citizens përfundoi në shifrat 2-2 dhe u deshën goditjet e penalltive për të përcaktuar fituesin.

Në pjesën e parë është City skuadra që merr iniciativën dhe që krijon rastet më të shumta për shënim, ndërsa Roma pret në mbrojtje dhe shfrytëzon kundërsulmet. Në minutën e 3-të blerja më e shtrenjtë e kësaj merkatoje vere Raheem Sterling shfrytëzon një gabim të Romagnolit dhe gjen menjëherë golin e avantazhit. Pas vetëm 5 minutash Miralem Pjanic barazon shifrat në 1-1 pas një goditjeje nga jashtë zone.

Me të filluar pjesa e dytë të dy trajnerët kryejnë zëvëndësime të shumta. Sërish një gabim i mbrojtjes së Romës i dhuron Cityt golin e dytë, këtë radhë është Ashley Cole që tenton të kthejë një top mbrapa te De Sanctis por është Iheanacho ai i cili kupton gjithçka dhe nuk gabon përpara portës. Iago Falque dhe Adem Ljajic ishin ndër lojtarët më në formë të Romës.

Ljajic ekzekuton një goditje dënimi perfekte 3 minuta përpara përfundimit të ndeshjes.

Raheem Stirling (L) of Manchester City slams the ball past Morgan De Sanctis (R) to score the opening goal of the International Champions Cup football match between English Premier League team Manchester City and Italian side AS Roma in Melbourne on July 21, 2015. AFP PHOTO / PAUL CROCK

Nga pika e 11-metërshit janë fatale gabimet e Keita dhe Doumbia, me këtë të fundit që është gjithmonë e më pranë largimit.

Ndërkohë Dzeko e ka parë ndeshjen nga pankina, vetëm pak metra larg të ardhmes së tij që pritet të jetë te Roma.

Më poshtë do të gjeni edhe videon e golave të shënuar:

https://www.youtube.com/watch?v=POB-S4ja_og

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.