Roma rikthehet tek fitorja, mposht Frosinonen e Ajetit (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

Serie A/ Ka reaguar më në fund skuadra e Romës. Ekipi verdhekuq ka arritur të marrë një fitore frymëmarrje e cila vjen pas 4 ndeshjeve me rezultat negativ. Ekipi i Luciano Spalletit mposhti në “Olimpico” skuadrën e Frosinones ku luan edhe mbrojtësi Arlind Ajeti me rezultatin 3-1. Ka bërë një debutim ëndrash ish lojtari i Milanit, Stephan El Shaarawy i cili ka shënuar që në ndeshjen e parë me verdhkuqtë duke realizuar një gol spektakolar. imagePas një pjese të parë te mbyllur 1-1 falë golave të Nainggolan dhe Ciofani, ndërkohë në pjesën e dytë El Shaarawy dhe Pjanic i kanë dhënë 3 pikë Romës që kthehet tek fitorja pas 4 javësh të vështira dhe tranzicioni. Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti luajti për 90 minuta duke patur edhe raste për të shënuar.

Golat e ndeshjes

S'KA KOMENTE

Comments are closed.