Roma – Salah, FIFA zyrtarizon vendimin

0
SHPËRNDAJE

mohammed salah

 

Telenovela Roma – Salah tashmë është drejt përfundimit. Në mbrëmjen e sotme FIFA ka zyrtarizuar vendimin e saj duke i dhënë Romës dhe Salah transferimin provizor. Kur merren vendime të tilla FIFA vështirë se kthehet pas dhe me shumë mundësi do të konfirmojë të njëjtin vendim edhe pas disa javësh kur të merret vendimi përfundimtar. Në këtë mënyrë organizmi më i lartë i futbollit i ka dhënë të drejtë egjiptianit dhe jo Fiorentinës. Ndërkohë edhe Salah ka gëzuar për këtë vendim në profilin e tij Twitter duke vendosur shkrimin “Lojtar i AS Ro… & Egjiptit” duke lënë pa plotësuar emrin e klubit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.