Roma – Sevilla, goleadë që premton spektakël (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Roma's Bosnian forward  Edin Dzeko is congratulated by teammates after scoring goal during the friendly football match AS  Roma vs Valencia on August 14, 2015 at the Olympic stadium in Rome. AFP PHOTO / ALBERTO PIZZOLI

Roma dhe Sevilla janë përballur ditën e premte në një ndeshje miqësore në Stadiumin Olimpico të Romës. Rezultati ka qenë mbresëlënës pasi janë shënuar plot 10 gola në total me rezultatin përfundimtar që shënoi 6-4 në favor të Romës. Kryeqytetasit janë të papërmbajtshëm me Salah dhe Dzeko në sulm dhe Pjanic që inspiron aksionet sulmuese në mesfushë. Në minutën e 3-të Edin Dzeko kalon në avantazh Romën me një goditje të fortë brenda zonës dhe vetëm 5 minuta më vonë, Torosidis shënon golin e dytë me një goditje nga jashtë zone. Roma nuk ndalet dhe në pjesën e parë shënon sërish, fillimisht me Dzekon dhe më pas me Naingolan.

AS Roma's Bosnian forward Edin Dzeko (R) jubilates with his teammates after scoring the goal during the friendly soccer match AS Roma vs Sevilla FC at the Olimpico stadium in Rome, Italy, 14 August 2015. ANSA/MAURIZIO BRAMBATTI

Me fillimin e pjesës së dytë ka vend edhe për golin e blerjes tjetër Mohammed Salah i cili shënon golin e 5-të dhe më pas Totti nga pika e bardhë e penalltisë shënon të 6-tin. Pas golit të 6-të Roma përgjumet dhe Sevilla arrin të shënojë 4 gola në vetëm 15 minuta, me anë të Denis Suarez që shënon një dopietë, Reyes dhe Coke.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni spektaklin dhe emocionet që ka dhuruar kjo ndeshje:

https://www.youtube.com/watch?v=lUnlCYsLxhA

S'KA KOMENTE

Comments are closed.