Roma “shkërrmoq” Fiorentinën, merr vendin e tretë (Video)

0
SHPËRNDAJE

Serie A/ Roma nuk di të ndalet në Serie A teksa vazhdon serinë e fitoreve rresht. Nën drejtimin e Spalletit skuadra verdhekuqe është rilindur sërish teksa vijon të fitojë në Itali. Roma ka “shkërrmoqur” mbrëmjen e sotme rivalin direkt për një vend në Champions, Fiorentinën me rezultatin 4-1. Kryeqytetasit dominuan ndeshjen teksa arritën të shënojnë 3 gola në pjesën e parë me anë të El Shaarawy, Salah dhe Perottit. imageKoincidenca ishte në faktin se lojtari që jepte asist për golin e parë, shënonte atë pasardhës. Gjithsesi pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 3-1 pas Ilicic do të shënonte nga pika e bardhë për Fiorentinën. Salah në pjesën e dytë do të vuloste rezultatin 4-1 duke plotësuar edhe dopietën e tij personale. Një tjetër ngjarje e mirë ndodhi për Romën teksa në fushë u rikthye kapiteni legjendar Francesco Totti. Me këtë fitore verdhekuqtë i rrëmbejnë vendin e tretë Fiorentinës dhe konsolidojnë pozitat e tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.