Roma – Szczesny pranë akordit

0
SHPËRNDAJE

Wojciech-Szczesny

Një tratativë flash e cila nisi ditën e djeshme dhe është tashmë afër mbylljes së saj. Wojciech Szczesny do të jetë me shumë mundësi portjeri i ardhsëm i Romës për sezonin që vjen. Një blerje e rëndësishme për Romën pasi Szczesny në sezonin e kaluar ka luajtur 17 ndeshje në Premier League dhe 4 në Champions, pa harruar në të njëjtën kohë që është titullar i kombëtares polake. Formula e transferimit është ajo e një huazimi prej 500.000 eurosh të cilave në rast blerjeje do ti shtoheshin 5 milionë euro. Shifrat duhen ende përcaktuar por tratativa është drejt mbylljes, portjeri i ri i Romës vjen nga Arsenali.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.