Romagnoli në fushë me Milanin që javën e ardhshme ?

0
SHPËRNDAJE

romagnoliAlessio Romagnoli mund të konsiderohet praktikisht një lojtar i Milanit. Ish mbrojtësi i Romës transferohet në Milano për një shumë prej 25 milionë euro plus bonuset dhe nesër do të jetë në Milano për të kryer vizitat mjekësore. Pas kalimit të tyre mbrojtësi do të hedhë firmën mbi kontratë dhe mund të jetë në fushë që në javën e ardhshme në ndeshjen kundër Perugias të vlefshme për Kupën e Italisë, e cila do të luhet me 17 gusht. Ndërkohë Adriano Galliani nuk njeh pushim pasi menjëherë pas Romagnolit do të hidhet në sulm për një mesfushor, me Roberto Sorianon dhe Axel Witsel të parët në axhendën e Gallianit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.