Romelu Lukaku rrezikon burgun

0
SHPËRNDAJE

Premier League/ Ylli i Mançester Junajtidit, Romelu Lukaku, duhet të dalë para gjyqit në SHBA, për shkak të prishjes së rendit, gjatë kësaj vere, në Amerikë. Lukaku, gjatë verës, disa ditë mbas zyrtarizimit të transferimit të tij te Junajtidi, shkoi në SHBA, ku u denoncua për sjellje të pahijshme, duke përfunduar në polici, ku këtij sulmuesi të “djajve të kuq” iu bë një denoncim me shkrim, ndërkohë që tani ai ka marrë një ftesë për t’u paraqitur në gjyq.

Mediumet anglezë shkruajnë se ekipi juridik i Lukakut po punon që seanca gjyqësore në SHBA të zhvillohet, pa qenë nevoja që ai të paraqitet vetë në sallën e gjyqit. Tani, pritet vendimi i gjykatës përkatëse në SHBA që do të mund të japë vendimin edhe pa praninë e tij, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që vendimi mund të parashikojë edhe ndonjë afat burgimi të papërcaktuar.

Romelu Lukaku

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU