Romero firmos me Junaitd, po De Gea?

0
SHPËRNDAJE

SAO PAULO, BRAZIL - JULY 09: Sergio Romero of Argentina celebrates defeating the Netherlands in a shootout during the 2014 FIFA World Cup Brazil Semi Final match between the Netherlands and Argentina at Arena de Sao Paulo on July 9, 2014 in Sao Paulo, Brazil.  (Photo by Ronald Martinez/Getty Images)

 

Sergio Romero është portieri i ri i Manchester United. Portieri argjentinas ka firmosur për 3 vjet me “Djajtë e Kuq”, teksa pasi u largua nga Sampdoria, ai ishte një lojtar i lirë. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur cështja e David De Gea-s është bërë jo pak konfuze. Reali i Madridit ia ka vënë sytë prej kohësh, por ndërhyrja e teknikut Louis van Gaal, i cili thuhet të ketë kërkuar shërbimet e Sergio Ramos-it i ka ngrirë gjithçka. Romero ishte portieri kryesor i Argjentinës së Gerardo Martinos në Kupën e Amerikës, ku luajti në të gjitha ndeshjet deri në finalen e humbur me penallti ndaj Kilit. Po kështu edhe në Botërorin Brazil 2014-të, ishte pikërisht ai gardiani i portës së skuadrës që drejtohej nga Alehandro Sabeja.

Ndërkaq duket gjithmonë e më e paqartë e ardhmja e Victor Valdesit. Ish-portieri i Barcelonës, u transferua te Manchester United vetëm në janar të këtij viti, por me “Djajtë e Kuq” 33-vjecari diskutoi vetëm 5 ndeshje, duke mos qenë kurrë në planet e klubit. Tashmë shtypi anglez e sheh të larguar nga “Old Trafford”, pasi ai nuk u bë pjesë e grupit përgatitor të sezonit të ardhshëm. Për Valdes ka interes nga Seattle Sounders, klub amerikan i MLS-League, por gjithashtu kërkohet edhe nga Valencia në Primera Division.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.