Ronaldinho: Nuk më largoi Guardiola nga Barcelona

0
SHPËRNDAJE

Në një intervistë të dhënë për “El Mundo Deportivo”, Ronaldinho ka folur sot për disa aspekte nga klubi katalanas. Këto ishin disa nga përgjigjet që ai dha.

Ambasadori: “Duke mos pasur ende ndonjë gjë të nënshkruar për momentin, Barça më ka zgjedhur si përfaqësues të saj, gjithmonë e kudo, nëpër botë. Ky është një vlerësim i njerëzve atje, i klubit ku kam luajtur e kaluar mrekullisht, ndaj besoj se do të jem në lartësinë e ambasadorit të Barcelonës.” Funksionet: “Ende nuk e di në detaje se çfarë do të bëj dhe cili do të jetë roli im, por, në qoftë se kam një shans, do të jetë një kënaqësi e madhe të jem me shokët, në ekip.”


Largimi nga Barcelona: “Kur Pep arriti në vitin 2008, më takoi dhe më tha se më donte në ekip, për shkak se më kishte ndjekur. E falënderova, por i thashë atij se cikli im në klub ishte i gjatë, ndaj vendosa të largohesha.”

Lidhja me Guardiolën: “Përveçse më kërkoi për të qëndruar në klub, kurrë nuk mund të kem mëri ndaj dikujt te Barcelona, që është si një familje për mua. Me Pep kam një marrëdhënie shumë të mirë, e cila u forcua nga njohjet e mia me vëllain e tij, Pere, kur ishte te “Nike”.

Messi-Neymar: “Unë shpresoj se të dy mund të luajnë së bashku për shumë vite, në të mirë të futbollit. Neymar është gati, është një nga më të mirët në botë dhe një ditë do të bëhet më i miri.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.