Ronaldo: 2016-ta viti më i mirë në karrierë

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Viti 2016-të do mbahet mend gjatë nga ylli i futbollit botëror Cristiano Ronaldo.
2016-ta për Cristiano Ronaldon mbyllet me fitimin e cmimit të lojtarit më të mirë në “Globe Soccer Awards” në Dubai. Ronaldo shënoi penalltinë vendimtare për Realin e Madridit, në finalen e Championsit, udhëhoqi Portugalinë drejt triumfit në “Euro 2016” dhe mposhti rivalin e tij të madh Leo Messi duke fituar për herë të katërt në karrierë “Topin e Artë”. Por Ronaldo nuk është vetëm një futbollist i madh, pasi fitoi cmimin në “Globbe Soccer” për herë të tretë në karrierën e tij, Ronaldo e përdori deklaratën e tij nëpërmjet një videomesazhi në ceremoninë ku ishin të pranishëm edhe personalitete si Gianni Infantino, Diego Armando Maradona, Presidenti i Realit, Florentino Perez, apo dhe agjenti i tij Jorge Mendez, për të evidentuar situatën e fëmijëve që vuajnë në Siri.

“Për mua do të thotë shumë të marr këtë cmim. Ne thjesht harrojmë njerëzit që vuajnë. Dhashë një mesazh pak ditë më parë për fëmijët e Sirisë, pasi ata po vuajnë shumë, dhe për mua janë ata heronjtë e vërtetë. Është dicka e mrekullueshme të lidhesh me këta fëmijë, pasi ata më shikojnë mua si një shembull dhe unë i shikoj ata si një shembull për mua. Kjo më ka dhënë mua motivimin të bëhem një njeri më i mirë, një baba më i mirë duke kuptuar që ne lojtarët duhet të krijojmë një botë më të mirë. Ne jemi të famshëm, kemi pushtet dhe mund të ndryshojmë dicka në këtë Botë. Për mua është një kënaqësi e madhe të jem i lidhur me dicka të tillë, ndaj dhe për mua do të thotë shumë të marr këtë cmim, ashtu si dhe Topin e Artë, ndaj jam vërtetë i lumtur”.

Ronaldo e pranoi se në aspektin individual ky ishte viti më i mirë i karrierës për të. Suksesi në finalen e Championsit ndaj Atleticos ndihmoi Realin të fitonte cmimin e Klubit të Vitit. Gjithashu suksesi i papritur i Portugalisë në Kampionatin Europian u evidentua me cmimin e trajnerit të vitit që shkoi për Fernando Santos. Anglezi Mark Clattenburg u nderua si arbitri i vitit pas një 2016 ku drejtoi finalen e Euro 2016, finalen e Championsit, dhe finalen e FA Cup në Angli, brenda pak javësh. Cmimi për lojtarin më të mirë të gjirit Persik, shkoi për Omar Abdulrrahman. Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino i dorëzoi cmimin e lojtarit më të mirë arab, futbollistit të Kombëtares së Egjiptit dhe Romës Mohamed Salah, ndërsa cmimi i karrierës shkoi për kamerunasin Samuel Eto’o që në 2016 bëri plot 24 vjet në futbollin e luajtur, periudhë gjatë së cilës ka luajtur me disa nga skuadrat më të mëdha si Barcelona, Inter dhe Chelsea.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.