Ronaldo apo Messi, kush do fitojë sonte?

0
SHPËRNDAJE


Sot do të mbahet mbrëmja e “Globe Soccer Awards”. Kjo do të jetë një luftë e re mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Dy futbollistët më të mirë në botë, janë favoritë për të fituar epitetin e lojtarit më të mirë për vitin 2016, përcjell “minuta90.com”.

Ceremonia mbahet sonte në Dubai, ndërsa raportohet se gjasat më të mëdha për të fituar i ka Ronaldo, për shkak të trofeve të fituar gjatë vitit 2016.

Pretendentë për çmimin janë edhe Antoine Griezmann, Gareth Bale, Jamie Vardy dhe Gonzalo Higuain.

Në kategorinë për klubin më të mirë janë Real Madrid, Sevilla, Leicester, Legia e Varshavës dhe Molde.

Ndërkohë, për çmimin e trajnerit të vitit “luftojnë” Zinedine Zidane, Fernando Santos, Claudio Ranieri, Unai Emery dhe Massimiliano Allegri

S'KA KOMENTE

Comments are closed.