Ronaldo bën “Dopiete”

0
SHPËRNDAJE


Eva dhe Mateo, pretendohet se janë emrat e fëmijëve të Cristiano Ronaldos, që raportohet se të enjten është bërë baba i dy binjakëve.

Televizioni portugez “SIC”, raporton se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është bërë baba i dy binjakëve, të cilët kanë ardhur në jetë të enjten (8 qershor), transmeton Gazeta Express.

Për një gjë të tillë kanë filluar tashmë të raportojnë gjitha mediat botërore, po ashtu edhe “Daily Mail”, “The Sun” e shumë të tjera, pavarësisht se ende nuk ka asgjë zyrtare.

Televizioni portugez, “Daily Mail” e “The Sun” raportojnë binjakët tashmë kanë edhe emrat, Eva dhe Mateo do të quhen dy fëmijët e Ronaldos.

“Mateo dhe Eva, janë emrat e binjakëve të Cristiano Ronaldos. Djali dhe vajza kanë lindur nga një nënë surrogate. Është sekret që Ronaldo ende nuk ia ka treguar botës”, raporton televizioni portugez

Ronaldo po ashtu ka një fëmijë, nëna e të cilit mbahet e fshehur. Bëhet fjalë për Ronaldo Junior që ka vetëm gjashtë vjet.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.