Ronaldo dhe Messi janë lojtarët më të paguar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

hi-res-0da08c6584943234c5b57bce44016a1d_crop_north

Manchester United është ekipi i futbollit më zemërgjerë me lojtarët e tij. Klubi i njohur anglez paguan më shumë se çdo tjetër në botë.

Sipas një studimi mesatarisht një lojtar i Manchester United paguhet gati 7 milionë euro në sezon. Një shumë e konsiderueshme, pasi një klub shqiptar mund të kalojë disa sezone duke plotësuar kërkesat për të gjithë shpenzimet.

Mbi 6 milionë euro është paga e mesatare edhe te Barcelona apo Manchester City. Megjithatë futbollistët më të paguar janë në kampionatin spanjoll.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi përfitojnë më shumë se 22 milionë euro në sezon, ndërsa Gareth Bale i kalon 21 milionët.

Të tjerë të superpaguar janë në kampionatin kinez, por Premier Liga Angleze ka pagën mesatare më të lartë në të gjitha ligat e futbollit anembanë botës. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.