Ronaldo fitore dhe rinovim, Messi bën 500 gola me Barcën (video)

0
SHPËRNDAJE

Ndonëse ylli i ndeshjes ishte Gareth Bale që me dy golat e tij udhëhoqi Realin drejt fitores 3-0 ndaj Leganes (golin tjetër e shënoi Morata), ishte një ditë e mirë për C. Ronaldon që vec tre pikëve u shpërblye edhe me kontratën e re që e mban te Reali deri më 2021. Kjo kontratë mbetet për tu firmosur nga lojtari por akordi është gjetur.

Në krahun tjetër ishte e mundimshme fitorja e Barcelonës që kaloi klasën në Sevilla me një 1-2 ku Suarez dhe Messi zhvlerësuan golin e Vitolos për vendasit. Ishte goli jubilar numër 500 i Lionel Messit për ngjyrat e Barcelonës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.